KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “The economist”: Bota rrezikon të përballet së shpejti me shterimin e ujit
"The economist": Bota rrezikon të përballet së shpejti me shterimin e ujit

“The economist”: Bota rrezikon të përballet së shpejti me shterimin e ujit

Prestigjozja “The economist” në Ditën Ndërkombëtare të Ujit ngre alarmin se bota rrezikon të përballet së shpejti me shterimin e tij. Në një shkrim të posaçëm, studiuesit e “The economist” vlerësojnë se krizat më të mëdha të ujit do të vijnë prej keq menaxhimit të tij. Shqipëria edhe pse e pasur me burime të shumta ujore (det, lumenj, liqene dhe burime të shumta nëntokësore) ndodhet në zonën e lartë të rrezikut duke u renditur në vendin e 62-të nga 167 vende të analizuar.
Uji mbulon rreth dy të treta e sipërfaqes së botës. Nuk shteron kur konsumohet, por vazhdon dhe riciklohet. Por pse parashikojne studiuesit nga MIT se deri në mesin e këtij shekulli, më shumë se gjysma e njerëzimit do të jetojnë në zona të thara, nga të cilat njerëzit po nxjerrin sasi të paqëndrueshme nga burimet në dispozicion me ujë të pijshëm? Një prej arsyeve është se popullsia globale po shtohet dhe po pasurohet, duke përdorur më tepër ujë. Një tjetër është ndryshimi i kushteve klimatike, e cila përshpejton ciklin hidrolitik, duke bërë që dhe vendet e pasura me burime ujore dhe ato pa burime, t’ju shterojnë rezervat ujore. Instituri i Burimeve Ujore renditi 167 vende dhe gjeti se 33 prej tyre do të përballen me thatësira në 2040-ën. Por, pjesa më e madhe e problemeve burojnë prej keqmenaxhimit të ujit. Pjesa më kritike e përshtatjes me një klimë më të ngrohtë është shpërndarja e burimeve ujore me efikasitet.

Sicred