KRYEFAQJA » LAJME » Thatësira sjell vështirësi në Elbasan

Thatësira sjell vështirësi në Elbasan

Thatësira e tejzgjatur ka bërë që niveli i baseneve ujore si në sipërfaqe ashtu edhe nën tokë, në qarkun e Elbasanit, të ulet ndjeshëm. Lumi i Shkumbinit, furnizuesi kryesor me ujë që përshkon zonën, po shkon drejt shterimit. Ndjeshëm është ulur edhe niveli i ujit të pijshëm në puset e stacionit të pompave në Krastë të Madhe, Mengel dhe stacionit të pompave të ish-frigoriferit, që furnizojnë qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave sasia e ujit që u ofrohet banorëve ka qenë e pamjaftueshme. Ata thanë për RTSH se detyrohen të çohen herët dhe të mbushin ujë në katet e para ku ka rradhë të gjata, ndësa ujin e pijshëm detyrohen t’a blejnë. Autoritetet e Bashkisë së Elbasanit thanë për RTSH se situata, është nën vëzhgim të vazhdueshëm prej tyre.

Sicred