KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Thatësira sjell kosto të shtuar për të siguruar energjinë në vend

Thatësira sjell kosto të shtuar për të siguruar energjinë në vend

Rënia e prodhimit në kaskadën e Drinit me 25 % më pak se planifikimi , rritja e çmimit të energjisë në bursë si pasojë e thatësires rajonale si dhe ulja e prodhimit të heceve të vegjël ka bërë që diferenca nga planifikimi me realizimin deri në fund të vitit të ketë një kosto prej 10-11 miliard lekësh për sigurimin e energjisë elektrike. Sipas Zëvëndës-ministrit të energjisë Ilir Bejtja në këto momente vendi ynë furnizohet me më shumë se 80 % të energjisë së importuar. “E gjithë diferenca mund të shkoje rreth 10-11 miliard lekë në raport me planin që ne kemi pasur për blerje energjie në fillim të vitit. Kjo nuk na ka penguar që ta garantojmë këtë energji, të gjithën.Kemi garantuar edhe sigurinë e furnizimit pasi kemi pasur mjaftueshëm kapacitete për ta tërhequr në vend. Po kështu kemi furnizuar brenda çdo standarti industrinë shqiptare. Pak më shumë se 80% e energjisë tani e importojmë”. Kjo kosto sipas zëvëndës-ministrit është përballuar nga vetë sistemi dhe së fundi edhe me një ndihmë nga buxheti i shtetit. “Kjo kosto është përballuar totalisht nga sistemi dhe ndërkohë kemi bërë të mundur që ekonomia mos ta ndjejë. Natyrshëm fatura reflektohet në bilancet tona megjithatë kjo nuk na ka penguar që të realizojmë edhe planin e investimeve ashtu siç e kemi patur planifikuar. Natyrisht që kemi patur ndihmë edhe nga buxheti i shtetit me vlerën 3miliard lekë të akorduara”. Ndërkohë që interesimi për të marrë leje për hece të vegjël vijon të shtohet deklaroi Bejtja .

Sicred