KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Thatësira e tejzgjatur rrit importin e energjisë mbi 60 përqind
Thatësira e tejzgjatur rrit importin e energjisë mbi 60 përqind

Thatësira e tejzgjatur rrit importin e energjisë mbi 60 përqind

Thatësira e tejzgjatur e këtij viti ka çuar në uljen e ndjeshme të prodhimit të energjise elektrike në Shqipëri. Sipas OSHEE ai ka arritur në nivelet me te ulta të dekadës së fundit. Kjo i ka detyruar autoritetet të rrisin ndjeshëm importin. Aktualisht, më shumë se 60 përqind e energjisë që hidhet në rrjetin shpërndarës po blihet jashtë. Drejtori i divizionit të shpërndarjes në OSHEE, Petraq Lika, thotë për RTSH se dy kompanite publike, KSH dhe OSHEE e kanë të garantuar energjinë deri në muajin nentor. Por fatura e blerjes duket se është e lartë. Vetëm për muajt gusht dhe shtator ajo parashikohet të shkojë deri në 50 milionë euro. Ndërkaq hidrocentralet, prodhuesit kryersorë të energjisë në Shqipëri po ekonomizojnë prodhimin. Hidrocentrali i Fierzës, prodbhuesi më i madh në vend ka zbritur në kuotën e 271 metrave dhe po punon vetëm me prurjet natyrale që llogariten 40 metër kub për sekondë, duke siguruar praktikisht shumë pak prodhim.

Sicred