KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi: Zhvillimet në Maqedoni “shumë shqetësuese”
Hashim-Thaci, zhvillimet ne maqedoni, zhvillime shqetesuese, rajoni, politike

Thaçi: Zhvillimet në Maqedoni “shumë shqetësuese”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cilësoi zhvillimet politike në Maqedoni si “shumë shqetësuese”.”Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore dhe antishqiptare, ndja popullsise qe perben një të tretën e qytetarëve të këtij shteti. Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe Marrëveshjen e Ohrit”, deklaroi presidenti Thaçi. Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues dhe Maqedonia duhet të jetë shtet i gjithë qytetarëve të saj. “Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit të Maqedonisë. Në fund, shqiptarët duhet ta marrin në duart e veta fatin e të drejtave të tyre”, u shpreh presidenti Thaçi.

Sicred