KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi takohet me Pence: Po punojmë bashkërisht për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës
Thaçi takohet me Pence: Po punojmë bashkërisht për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës

Thaçi takohet me Pence: Po punojmë bashkërisht për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mike Pence, ndërsa po merr pjesë në punimet e samitit të Kartës së Adriatikut që po zhvillohet në Podgoricë. Lajmin e bën të ditur vetë zoti Thaçi në Fejsbuk kur shkruan se “Sapo pata një bisedë tepër miqësore, por edhe përmbajtjesore, me zëvendëspresidentin Pence të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Sipas zotit Thaçi tema e bisedës ka qene krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës. “Kosova tani, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë”. “Prandaj, po punojmë bashkërisht për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si forcë mbrojtëse profesionale e multi-etnike në shërbim të të gjithë qytetarëve” shkruan kreu i shtetit kasovar. “Jemi të pakompromis në luftimin e çdo ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi; prandaj jemi të përcaktuar për dialog e marrëdhënie të mira fqinjësore” shkruan zoti Thaçi duke shtuar se “Kjo është mënyra më e mirë për të shprehur mirënjohjen tonë për partneritetin dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. “SHBA-ja ka qenë me ne në të kaluarën dhe do të jemi bashkë edhe në të ardhmen. Lidershipi amerikan është i pazëvendësueshëm për aspiratën tonë euro-atlantike” vlerëson presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mike Pence.

Sicred