KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi për ushtrinë e Kosovës
thaci, ushtria e kosoves, ndryshime, kreu i forcave te armatosura, kosove, shqiperi, ballkan

Thaçi për ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se Kushtetuta e Kosovës, si komandant i forcës së sigurisë së Kosovës, i jep atij kompetenca të mjaftueshme për të ndërmarrë nismën e ndryshimit të Ligjit dhe ndërrimin e kesaj trupe në ushtri të rregullt të shtetit. Presidenti e beri deklaratën gjatë një vizite në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në kuadër të ditëve të epopesë së UÇK-së. Ai shtoi se tre vjet më parë si kryeministër ka paralajmëruar shndërrimin e FSK-së në ushtri, por fatkeqësisht realiteti mbeti i njëjtë për një varg faktorësh. Zoti Thaçi i shoqëruar nga kryeministri dhe kryetari i kuvendit kreu edhe homazhe për nder të UÇK-së.

Sicred