KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi për raportin e KE: Ka reflektuar pozitivisht, por heqja e vizave urgjente!
Thaçi për raportin e KE: Ka reflektuar pozitivisht, por heqja e vizave urgjente!

Thaçi për raportin e KE: Ka reflektuar pozitivisht, por heqja e vizave urgjente!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përshëndeti raportin e Komisionit Evropian për zhvillimet në Kosovë duke çmuar se ai “ka reflektuar pozitivisht rreth procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave”, por e konsideroi heqjen e vizave si çështje urgjente. Në një reagim në Fejsbuk zoti Thaçi shkruante se “ky proces të mbyllet sa më shpejt nga ana e BE-së, sepse qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta. Tani është momenti për diçka konkrete. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa humbur kohë”.
Presidenti i Kosovës shkruante se “Kosova ka vullnet të mjaftueshëm politik për të intensifikuar hapat e saj drejt integrimit në BE”. “Përkushtimi i Kosovës për reformat, bashkëpunimi rajonal dhe dialogu për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë në njërën anë, dhe në anën tjetër rikonfirmimi i institucioneve të BE-së se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të ardhmen në BE, duhet që natyrshëm të kurorëzohet me hapin e radhës drejt integrimit evropian të Republikës së Kosovës, pra marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim” shruan zoti Thaçi. Për presidentin e Kosovës, vendi “ka nevojë të ketë qartësi në rrugën e saj evropiane dhe të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet tjera të rajonit. Pavarësisht sa e komplikuar mund të jetë një gjë e tillë për BE-në, në mungesë të një perspektive të qartë, gjithçka tjetër mund të sjell komplikime dhe pasoja jo vetëm për Kosovën, por edhe gjithë rajonin” paralajmëroi zoti Thaçi.