KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi për “Gjykatën e Posaçme”: Nuk do të shfuqizohet!
Thaçi për "Gjykatën Posaçme": Nuk do të shfuqizohet

Thaçi për “Gjykatën e Posaçme”: Nuk do të shfuqizohet!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “Gjykata e Posaçme as nuk mund të shfuqizohet dhe as nuk do të shfuqizohet” dhe se ky është qëndrim i shtetit të Kosovës”. Ai i bëri këto komente në një takim me gazetarë në Prishtinë në prag të festimve te 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Presidenti Thaçi përmendi faktin se ai ishte nxitësi kryesor për miratimin e ngritjes së gjykatës në vitin 2015 dhe se qëndrimet e tij ndaj saj janë të pandryshueshme. Ai hodhi poshtë çdo mundësi që të ketë ndikuar tek nisma e një grupi deputetësh për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme, gjë që nxiti edhe reagime të ashpra të diplomatëve perëndimorë te cilet paralajmëruan për pasojat e rënda që mund të ketë për vendin miratimi i mundshëm i saj, por edhe për pasojat e drejtpërdrejta për udhëheqësit politikë që e mbështesin atë. Nismëtarët e saj thonë se Gjykata e Posaçme është diskriminuese meqë do të trajtojë vetëm pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Diplomatët pohojnë se ajo nuk duhet të preket dhe se do të trajtojë krimet individuale dhe nuk është e drejtuar as kundër Ushtrisë Çlirimtare e as kundër shqiptarëve.

Sicred