KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi për Albin Kurtin
Thaçi për "Gjykatën Posaçme": Nuk do të shfuqizohet

Thaçi për Albin Kurtin

I ashpër ka qenë këtë të shtunë presidenti i Kosovës Hashim Thaci me përgjigjen që i dha pretendimit të kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti se Thaci kishte dijeni për deportimin e gjashtë shtetasve turq. Në një konference për mediat, Thaci i kujtoi Kurtit për financimet që merr partia e tij, duke e akuzuar kreun e Vetëvendosjes se axhenda e tij përputhet me atë të Serbisë që nga Rambujeja e deri tani.

Presidenti kosovar gjithashtu u shpreh i zhgënjyer me dështimin e organeve të shtetit në rastin e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq, por theksoi se për cështjen po bëhen hetime të detajuara.

Megjithatë, u shpreh se rasti ishte  izoluar dhe se nuk mund të përdoret nga askush për të akuzuar Kosovën për mosrespektim të konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Sicred