KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi nderon Ruçin me “Urdhri i Lirisë”
Thaçi nderon Ruçin me “Urdhri i Lirisë”

Thaçi nderon Ruçin me “Urdhri i Lirisë”

Kreu i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi është nderuar me dekoratën “Urdhri i Lirisë” nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Motivacioni i zgjedhur nga ky i fundit është “për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”. “Ndjehem shumë i vlerësuar për medaljen e lartë të shtetit të Kosovës. Vlerësimi që më dedikohet e ndaj dhe ua dedikoj të gjithë bashkatdhetarëve të mijë në Shqipëri. Këtë vlerësim do t’ua përcjell të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësia e Kosovës ka qenë gjithmonë një ëndërr e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh kreu i parlamentit Gramoz Ruçi.
Biseda me mikun e lartë nga Shqipëria sipas një njoftimi të presidentit Thaçi ishte përqëndruar “… për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për përfaqësimin sa më të mirë të shqiptarëve kudo në botë. Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, për pushtet gjithmonë ka garë. Por, për shtetet tona, për qytetarët tanë, ne gjithmonë duhet të jemi bashkë” shkruan zoti Thaçi.

Sicred