KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi nderon Ramën: “Zëri i Edit ka qenë i fuqishëm në mbështetje të lirisë së Kosovës”
Thaçi nderon Ramën: "Zëri i Edit ka qenë i fuqishëm në mbështetje të lirisë së Kosovës"

Thaçi nderon Ramën: “Zëri i Edit ka qenë i fuqishëm në mbështetje të lirisë së Kosovës”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nderuar me Medaljen Presidenciale kryeministrin  e Shqipërisë Edi Rama, i cili gjendet në Prishtinë për të marrë pjesë në 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “I jap Medaljen Presidenciale me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë për kontributin  e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke çmuar dhe respektuar shumë angazhimet e konsolidueshme në proceset më të vështira që ka kaluar vendi” lexoi motivacionin zoti Thaçi. “Zëri i Edit ka qenë i fuqishëm në mbështetje të lirisë së Kosovës, konsolidimit dhe integrimit sa më të shpejtë të Kosovës edhe në NATO dhe në BE. Shpreh falenderimin më të madh për ju personalisht, për qeverinë tuaj, për shtetin shqiptar dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë” tha presidenti i Kosovës.

Kryeministri shqiptar Rama tha se  “Është padiskutim një nga momentet më emocionuese për mua, është një nder i jashtëzakonshëm dhe dua tu shpreh të gjithë mirënjohjen time ju personalisht dhe dua të falenderoj Kosovën për këtë emocion kaq të paharrueshëm. Fati ynë është i përbashkët, rruga jonë është e përbashkët, e ardhmja jonë është e përbashkët” tha zoti Rama.

Sicred