KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi: Marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojnë në kuvend

Thaçi: Marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojnë në kuvend

Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e përcaktimit të kufirit me Malin e Zi, duhet të kalojnë sa më parë në Kuvend, deklaroi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një bashkëbisedim me gazetarët. Ai tha se ngritja e shoqatës së komunave serbe duhet të arrihet edhe si masë për t’u mbyllur gojen kritikeve që akuzojnë Prishtinën se nuk implementon marrëveshjet me Beogradin. Një tjetër çështje e ndjeshme e që në Kuvend nuk po kalon dot është ajo e percaktimit te kufirit me Malin e Zi. Presidenti Thaçi e bëri të qartë se nuk ka liberalizim vizash pa kalimin e tij. “Nëse nuk ndodh kalimi i përcaktimit të kufirit në Kuvend, nuk ka liberalizim vizash. Unë vlerësoj se Kosova do të vonohet me vite nëse nuk kalon kjo çështje”, tha ai, duke u shprehur i gatshëm që të bisedojë edhe me opozitën. Lidhur me ngritjen e ushtrisë, Thaçi shprehu bindjen se ajo do të formohet dhe se do të jetë shumetnike.

Sicred