KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi: Kosova e vendosur të çojë përpara projektin për krijimin e Ushtrisë

Thaçi: Kosova e vendosur të çojë përpara projektin për krijimin e Ushtrisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Kosova po bën veprime të njëanshme, ka deklaruar se kjo nuk qëndron, pasi për tri vite me radhë janë munduar ta koordinojnë këtë veprim me deputetët e komunitetit serb, por ata e kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë Ushtrinë e Kosovës, pasi marrin urdhra të drejtpërdrejte nga Serbia. Dhe sipas tij, nëse dikush mendon që duhet të koordinohemi me Serbinë, kjo gjë ka përfunduar dhe fati i Kosovës nuk do të mbetet peng i Serbisë. Ai tha se këtë nismë ligjore e ka marre në koordinim me institucionet e vendit dhe sipas tij ky ndryshim në misionin dhe detyrat e reja, e bëjnë FSK-në një forcë moderne shumeetnike. Kreu i shtetit shtoi se është i bindur që edhe Qeveria e Kosovës do ta trajtojë projektligjin në periudhën ligjore dhe të japë qëndrimin në mbështetje të tij. Thaçi tha se në këtë periudhë i gjithë spektri politik dhe shoqëria civile, duhet të jenë të bashkuara për ta përmbyllur këtë mision. Presidenti pohoi se këtë akt nuk e ka kundërshtuar NATO-ja, por vetëm një shtet, e ai është Serbia, duke shtuar se ka kërkuar nga miqtë ndërkombëtarë mirëkuptim. Sipas Thacit, askush nuk mund ta kontestojë këtë proces, përfshirë edhe shtetet mike, NATO-n dhe anëtarët e saj. Ai tha se ky akt i domosdoshëm kushtetues dhe ligjor është kundërshtuar dhe vazhdon ta kundërshtojë vetëm Serbia, ndërsa Forca Sigurisë nuk e dëmton paqen e qëndrueshmërinë në rajon.

Sicred