KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi: Kosova duhet të korigjojë kufirin me Serbinë
Thaçi: Korrigjimi i kufirit me Serbinë, nuk ka nënkuptuar ndarjen e Kosovës

Thaçi: Kosova duhet të korigjojë kufirin me Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaron se Kosova duhet të jetë e gatshme të marrë në konsideratë mundësinë e demarkimit, korigjimit të kufirit me Serbinë, ndërsa paralajmëroi se do të shtrojë në tryezën e dialogut kërkesën e institucionalizuar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës. Në një konferencë për gazetarët zoti Thaçi u shpreh i vendosur ti shkojë deri në fund kësaj përpjekjeje për të korigjuar padrejtësinë historike që iu bë shqiptarëve të Preshevës. “Në funksion të realizimit të kësaj kërkesë legjitime, që për mua paraqet një mundësi reale, unë them publikisht se Kosova duhet të jetë e gatshme të marrë në konsideratë opsionin e demarkimit, korigjimit të kufirit me Serbinë. Ritheksoj do të jenë 400 km që do të ndodhë ndarje e kufirit Kosovës Serbi, ky korigjimi i kufirit mes shteteve të Kosovës e Serbisë” tha zoti Thaçi. “Përgjigja e jonë duhet të jetë e qartë dhe jo e mjegulluar apo e kamufluar me teori konspirative. Shteti i Kosovës dhe institucionet e Kosovës nuk mund të guxojnë të mbyllin sytë dhe ta injorojnë një mundësi të tillë historike të papërsëritshme. Le të bashkohemi e ti themi PO! kësaj kërkesë të drejtë, racionale, dhe historike të cilën kemi mundësi ta realizojmë krejtësisht në mënyrë paqësore. Unë nuk mund të jem më i qartë dhe më i drejtëpërdrejtë se kaq” tha kreu i shtetit të Kosovës.
Për zotin Thaçi “kjo mundësi nuk do të jetë e hapur dhe e mundur përgjithëmonë. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë edhe në Prishtinë edhe më gjerë. Në rast se humbet një moment i tilllë atëherë kot do të derdhim lot krokodili më vonë” tha ai.
Presidenti i Kosovës i siguroi qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit “se deri në fund do bëj përpjekje që vullneti i tyre politik dhe e drejta historike të realizohet”. “Si president i Republikës së nuk do mbete palë i tekave personale apo partiake që sot hezitojnë. Jam i vendosur që ta bëj këtë betejë politike dhe historike sepse është në përputhje me interesat shtetërore e qytetare. Beteja zhvillohet në tavolinë me Serbinë” tha zoti Thaçi. “Nuk dua të jem pesimist, por në rast se dështoj duke bërë këtë përpjekje historike unë nuk do të jem i turpëruar sepse kam bërë përpjekje për të korigjuar këtë padrejtësi historike, por nuk mund të them se fatin e njëjtë mund ta kenë shumë të tjerë që për shumë arsye hezitojnë të vendosen në anën e së drejtës. Do bëj përpjekje për të korigjuar këtë padrejtësi historike ” tha presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
“Unë e kuptoj hezitimin e individëve,reagimet e pamatura apo të ndonjë partie politike lidhur me korigjimin e kufijve si opsion paqësor, por nuk kemi mundësi tjetër për të bashkuar Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin Kosovës pa u pajtuar me Serbinë e korigjimin e kufirit” tha ai.
Lidhur me kërkesën së institucionalizuar të përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për t’u bashkuar me Kosovë, Thaçi tha se nga Serbia ka refuzim kategorik, por ajo do prezantohet në tryezën e dialogut. “Aktualisht ka një refuzim kategorik nga Serbia. Ta prezantojmë në tryezën e dialog. Do të jetë refuzim kategorik por pala duhet të mësohen me kërkesën e drejtë e historike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Korigjimi i kufijve nuk nënkupton bashkangjitjen me një shtet tjetër. Bashkimi më i madh ndodh në Bruksel, me BE-në.” tha presidenti kosovar.
Me këtë rast zoti Thaçi ftoi partitë parlamentare ta mbështesin në këtë proces. “Unë si president do i shkoj deri në fund pa asnjë hezimit. Por dua të kujtoj që të jemi sa më të bashkuar në këtë proces konsolidues të shtetit tonë. Kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj unitetin e partive politike parlamentare, jo për vetë sepse unë kurrë nuk i kam ikur përgjegjësive të mia por për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për të legjitimuar kërkesat politike historike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit për t’ju bashkuar Kosovës. Unë nuk po arrij të kuptoj hezitimin, në rastin më të mirë, ndërsa në rastin më të keq refuzimin e ndonjë individi apo partie politike për tju bashkuar rreth kësaj kërkesa dhe mundësie unike historike për të riparuar sadopak gabimet historike në kurriz të shqiptarëve në komunën e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit” tha zoti Thaçi.

Sicred