KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi: Korrigjimi i kufirit me Serbinë, nuk ka nënkuptuar ndarjen e Kosovës
Thaçi: Korrigjimi i kufirit me Serbinë, nuk ka nënkuptuar ndarjen e Kosovës

Thaçi: Korrigjimi i kufirit me Serbinë, nuk ka nënkuptuar ndarjen e Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se duke kërkuar korrigjimin e kufirit me Serbinë, nuk ka nënkuptuar ndarjen e Kosovës. “Dua të theksoj se dialogu ka vetëm një qëllim thelbësor, arritjen e marrëveshjes ndërshtetërore paqësore. Unë jam i përkushtuar për arritjen e marrëveshjes dhe kam propozuar, pas kërkesës së përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, për korrigjimin e kufijve. Si një mundësi e vetme që ata t’i bashkohen Kosovës, kjo nënkupton jo ndarje të Kosovës” tha zoti Thaçi gjatë një konference për shtyp të mërkurën në Prishtinë. Presidenti i Kosovës ka përsëritur se “Synimi nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i tyre. Kemi 400 km kufijtë që mund të korrigjohet. Kjo nënkupton bashkëngjitjen e plotë në tërësi të Preshevës, Bujanovcit dhe Metvegjës” tha zoti Thaçi.
Numri një i Kosovës deklaroi se “Mundësitë për të arritur një marrëveshje me Serbinë janë të vogla dhe gjasat janë minimale, por ne duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për një marrëveshje historike dhe në mënyrë paqësore”.
Zoti Thaçi ka komentuar edhe çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Kjo çështje është e qartë edhe me marrëvesëhjen e vitit 2013, edhe me atë të Isa Mustafës më 2015-ën. Asociacioni është kërkuar që të bëhet sipas atyre marrëveshjeve dhe me miratimin e palëve, pra nuk duhet të jetë i njëanshëm, por në mirëkuptim mes të dy palëve” tha presidenti Hashim Thaçi.

Sicred