KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi dorëzon në kuvend ligjin për ushtrinë
thaci, hashim thaci, ligji per ushtrine, kosove, shqiperi, rajoni, forcat e armatosura

Thaçi dorëzon në kuvend ligjin për ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i dorëzoi sot kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Projektligji për FSK-në ka për qëllim shndërrimin e saj në ushtri të rregullt të shtetit. Presidenti Thaçi deklaroi se projektligji në fjalë mbështetet në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjin për Presidentin. “Kjo nismë ligjore për çuarjen përpara të rolit dhe detyrave të FSK-së është e domosdoshme në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal”, tha presidenti. Sipas tij, projektligji rregullon misionin funksional dhe detyrat e FSK-së, organizimin e saj dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me të. Ai shtoi se shpreh keqardhje për kundërshtimet e vazhdueshme të deputetëve serbë kundër këtij projektligji, sipas porosive që marrin nga Serbia. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se kjo është një ditë e mirë për Kosovën. Ai lajmëroi se do të ftojë kryesinë të procedojë kërkesën sipas rregullave dhe sipas detyrimeve ndaj qytetarëve dhe vendit. Kosova ka nevojë për formësimin e identitetit të vetë shtetëror. Kjo i duhet Kosovës dhe partnerëve tanë, tha zoti Veseli.

Sicred