KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi dhe Vuçiçi takohen në Bruksel
Bruksel, Thaçi dhe Vuçiçi takohen në Bruksel

Thaçi dhe Vuçiçi takohen në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçic, me lehtësimin e përfaqësueses së lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, vazhdojnë sot në Bruksel dialogun në nivelin më të lartë politik. Takimi mes dy presidentëve ka si synim avancimin përpara të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për relaksimin e raporteve reciproke. Bashkimi Evropian këmbengul që Prishtina dhe Beogradi të normalizojnë raportet dhe se përparimet në këtë dialog po konsiderohen kushti kyç për të dyja shtetet në rrugëtimin e tyre integrues evropian. Me strategjine e re te zgjerimit, Komisioni Evropian vetëm sa u ka përsëritur si Kosovës ashtu edhe Serbisë, domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve, në mënyrë që të dyja shtetet të ecin drejt proceseve integruese. Një marrëveshje e tillë, është parashikuar të arrihet gjatë vitit 2019. presidenti i Kosoves Hashim Thaci, një ditë para këtij takimi, theksoi se nuk pret ndonjë mrekulli nga ky takim, por rritje të përgjegjësive dhe angazhimeve. Në anën tjetër, presidenti i Serbise Aleksander Vucic ka deklaruar këto ditë se shteti i tij është i gatshëm për kompromis për çështjet e pazgjidhura me Kosovën.

Sicred