KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi dhe Vuçiç; Takim në Bruksel
Thaçi takohet me Vuçiç, "Takimi më i rëndë në gjashtë vite"

Thaçi dhe Vuçiç; Takim në Bruksel

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, takoi sot në Bruksel presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në takimin trepalësh në Bruksel, Vuçic dhe Thaçi shkëmbyen pikëpamjet e tyre më lehtësuesen evropiane të dialogut lidhur me vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve si dhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në takim u fol edhe për mënyrën se si do të vazhdojë dialogu në fazën e re dhe objektivat që synohen të arrihen në kuadër të procesit të normalizimit. Mendohet që dialogu të vijojë në nivel presidentësh, krahas grupeve teknike që takohen rregullisht. Dy vendet e arritën marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në Prill të vitit 2013 ndërsa takimin e fundit në nivel të lartë Prishtina dhe Beogradi e zhvilluan në 1 Shkurt të këtij viti. Normalizimi i marrëdhënieve është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian. Kosova tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur kapituj të negociatave të anëtarësimit.

Sicred