KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi bën thirrje: Të ngrihemi mbi vetveten, për hir të paqes dhe pajtimit!
Thaçi bën thirrje: Të ngrihen mbi vetveten, për hir të paqes dhe pajtimit!

Thaçi bën thirrje: Të ngrihemi mbi vetveten, për hir të paqes dhe pajtimit!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë thirrje që qytetarët kosovarë të ngrihen mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta, për hir të paqes dhe pajtimit. Deklatën e tij zoti Thaçi e bëri të dielën në Fejsbuk ndërsa qeveria e Kosovës kish marrë vendim për anulimin e vizitës së presidentit serb Alesandar Vuçiç të dielën në fshatin Banjë të Kosovës ku jeton një komunitet serb, pjesë e vizitës së tij dy ditore. “Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta” është shprehur zoti Thaçi. “Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë” ka shtuar ai. Por zoti Thaçi ka shtuar se “… unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite”. “Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor. Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit” tha bërë thirrje presidenti i Kosovës.

Sicred