KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Texasi po e rimerr veten pas uraganit Harvey
texas

Texasi po e rimerr veten pas uraganit Harvey

Houston-i duket se po e rimerr veten pas uraganit Harvey. Kryetari i Bashkisë Sylvester Turner ka folur me tone optimiste duke thënë se qyteti është i hapur për biznes dhe duke bërë një bilanc të situatës. Sipas tij në pjesën më të madhe të qytetit uji është tharë, trafiku është rikthyer në normalitet dhe energjia elektrike është rikthyer. Por nga ana tjetër zona juglindore e Texas-it po përballet me një sërë shpërthimesh të cilat kanë ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm.
Vëmëndja tashmë është përqëndruar në zonën e Krosbit ku janë sinjalizuar flakë zjarri dhe tym nga një impinat kimik. Për momentin autoritete nuk kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe pse tymi mendohet të jetë toksik. Një javë pas goditjes së Texas-it nga Uragani Harvey, autoritetet vijojnë kërkimet për të mbijetuar ndërsa tashmë konfirmohet se numri i personave që kanë humbur jetën është rritur në 47. 72 mijë persona janë shpëtuar, 136 mijë ndërtesa janë përmbytur ndërsa dëmet materiale llogariten në më shumë se 100 miliardë dollarë.

Sicred