KRYEFAQJA » LAJME » Teuta niset drejt Turqisë për përgatitoren
Teuta niset drejt Turqisë për përgatitoren

Teuta niset drejt Turqisë për përgatitoren

Teuta ka mbyllur përgatitjet në Durrës për t’i vijuar në Turqi në përgatitoren e janarit ku do të qëndrojë 10 ditë. Deri tani afrimet kanë qenë me pikatore edhe pse në fund të dhjetorit ka patur plot 6 largime. Aktualisht situata në kampion durrsak është e qetë por priten përforcime. Kështu është shprehur për RTSH Sport, zëvendëstrajneri i Teutës, Ilir Biturku. Eshtë folur shumë se Teuta në pjesën e luajtur të kampionatit çaloi shumë në mbrojtje. Por Biturku nuk e pranon këtë. Ai thekson se skuadra luan si e tillë, ndaj nëse gabon, gabon e gjithë skuadra dhe jo vetëm një repart i saj. Bojan Gjeorgjevski, mbrojtës i krahut të djathtë është i vetmi afrim I deritanishëm te Teuta. zëvendëstrajneri i djemve të detit shprehet pozitivisht për këtë lojtar. Teuta do të qëndrojë 10 ditë në Turqi çpor çfarë pret Biturku nga fazë përgatitore. Të martën skuadra ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Durrës dhe të mërkurën në orën 4 të mëngjesit Teuta do të niset drejt Turqisë.

Sicred