KRYEFAQJA » LAJME » Teuta kthen rezultatin e Vllaznisë dhe shkon në gjysmëfinale
Beslidhja, Skënderbeu dhe Tirana në gjysmëfinale

Teuta kthen rezultatin e Vllaznisë dhe shkon në gjysmëfinale

U luajtën sot ndeshjet e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2016-2017. Beslidhja ka bërë surprizë edhe në çerekfinale. Pas fitores 2-1 në Vlorë, lezhianët arrijnë që të mos pësojnë gol në takimin e dytë duke e mbyllur ndeshjen në barazim 0-0 dhe duke marrë kështu një kualifikim historik për në gjysmëfinale. Skënderbeu fiton 1-0 ndaj Laçit falë golit të Gavazaj në të 57′ dhe kualifikohet pasi ndeshja e parë në Laç ishte mbyllur në barazim 1-1. Skuadra e Kukësit, kryesuese e Kategorisë Superiore, nuk arrin të kualifikohet në gjysmëfinale. Verilindorët nuk arritën të shkonin përtej një barazimi 0-0, rezultat ky që kualifikon Tiranën për më tej pasi kryeqytetasit e kishin fituar takimin e parë me rezultatin 2-1. Takimi tjetër çerekfinal ishte ai mes Teutës dhe Vllaznisë që u fitua nga djemtë e detit të cilët shkuan në gjysmëfinale falë golave të Hilës në të 82′ me penallti dhe në të 88′.

Ja një pasqyrë e plotë e ndeshjeve çerekfinale:

Grupi A

Skënderbeu* – Laçi                      1 – 0     
(Laçi – Skënderbeu 1-1)
Kukësi – Tirana*                           0 – 0
(Tirana – Kukësi 2-1)

Grupi B

Teuta* – Vllaznia                           2 – 0
(Vllaznia – Teuta 1-0)
Beslidhja* – Flamurtari                0 – 0
(Flamurtari – Beslidhja 1-2)

Me * skuadrat që kualifikohen në gjysmëfinale

Në kllapa, ndeshjet e vajtjes

Sicred