KRYEFAQJA » LAJME » Teuta, Karim: “Ne po stërvitemi fort për të përballuar Partizanin”

Teuta, Karim: “Ne po stërvitemi fort për të përballuar Partizanin”

Rendi i ditës për Teutën është ndeshja me Partizanin. Durrsakët kërkojnë të kthehen tek rezultatet pozitive, por e dinë se kundër të kuqve nuk do ta kenë aspak të lehtë. Humbja kundër Kamzës në shtëpi nuk është përjetuar mirë, por sulmuesi i krahut, Reza Karim, beson se Teuta i ka të gjitha mundësit të ringrihet duke theksuar se në takimin me kamzalinjtë “Djemtë e detit” kishin kundër edhe fatin. “Ne po stërvitemi fort për të përballuar Partizanin. Edhe me Kamzën besoj se na mungoi fati. Nëse nuk do të kishim marrë karton të kuq besoj se ndryshe do të kishte dalë ajo sfidë edhe mund ta kishim fituar. Partizani vjen me ambicje të mëdha në këtë takim, me Sulejman Starovën që kërkon konfirmimin, megjithatë 19-vjeçari nga Irani thotë se Teuta nuk i druhet “Demave të kuq”. “Besoj se do të marrim tri pikët ndaj Partizanit”.  Reza Karim iu bashkua Teutës në limit të merkatos së verës nga Skënderbeu me formulën e huazimit. Në ndeshjet e fundit iraniani ka fituar formacionin duke dhuruar paraqitje pozitive, por e pranon se ka edhe shumë për të dhënë. “Kur kam qenë te Skënderbeu nuk kam luajtur shumë. Kam qenë për 5 muaj në Iran ku vazhdoj universitetin. Më pas kalova te Teuta, kam qenë pak i dëmtuar ndërsa tani po stërvitem fort. Kam luajtur disa ndeshje dhe shikoj që po vij në formën time. Jam vetëm 19 vjeç dhe më duhet të stërvitem akoma më shumë për të dhënë më shumë në ndeshjet që do të aktivizohem. Karim beson se Teuta i ka sërish shanset të realizojë objektivat sezonalë. Por që të arrihet kjo duhet që të gjithë të japin maksimumin duke luajtur në grup. “Teuta është skuadër e mirë ka lojtarë të mirë. Ka një trajner të mirë i cili më ka ndihmuar shumë edhe mua veçanërisht në stërvitje.

Sicred