KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Testi i raketës balistike, Koreja e Veriut akuzohet se po kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare
Testi i raketës balistike, Koreja e Veriut akuzohet se po kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

Testi i raketës balistike, Koreja e Veriut akuzohet se po kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

Testi i raketës balistike i Koresë Veriore ka hasur në dënim ndërkombëtar. Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e kanë vlerësuar si “kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ndërsa Rusia dhe Kina kanë shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve në Gadishullin Korean. Ky shtet i mbyllur dhe i izoluar, sot herët në mëngjes, ka lëshuar një raketë balistike, e cila është parë si sfidë për presidentin e ri të Koresë së Jugit, Mun Xhe In, i cili thotë se dëshiron uljen e tensioneve me Korenë Veriore. Sipas zyrtarëve jugkoreane, kjo rakete ka fluturuar me tepër se 700 kilometra për një orë e gjysmë dhe ka arritur largësinë me tepër se 2 mijë kilometra, duke rënë në Detin e Japonisë, që kufizohet me Gadishullin Korean, Japoninë dhe Lindjen e Largët të Rusisë.

Sicred