KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tesla hap qendrën në Athinë

Tesla hap qendrën në Athinë

Gjigandi amerikan i prodhimit të makinave elektrike, paneleve diellore dhe pajisjeve të tjera për ruajtjen e energjisë ka filluar punën për ngritjen e një qendre të kërkimit dhe zhvillimit në Athinë. Sipas mediave greke, Tesla Greqi u regjistrua zyrtarisht në fund të muajit shkurt dhe pritet që në muajt e ardshëm të rekrutojë edhe stafin përkatës. Sipas zëdhënësist të kompanisë, skuadra e Greqisë do të fokusohet vetëm në aktivitete të kufizuara të kërkimit dhe zhvillimit për përshpejtimin e zhvillimit të teknologjisë së motorrëve elektrikë përmes bashkëpunimit me ekipin në SHBA. Fokusi kryesor i zyrës së Athinës do të jetë zhvillimi i teknologjive të reja të motorrëve elektrikë. Ndërkohë kreu i shoqatës së sipërmarrësve Helenë Vasilis Apostopoulos tha se planet e kompanisë së madhe për t’u vendosur në vendin e tij kishin një ndikim të madh pozitiv dhe u zotua se do t’ia jepte pa pagesë impiantin e tij industrial kompanisë, në mënyrë që ajo ta përdorte për testimin e produkteve të reja. Apostolopoulos gjithashtu premtoi mbulim të plotë mjekësor falas për të gjithë pjesëtarët e stafit të Tesla Greqi, ndërsa e përshkroi lëvizjen si një votë besimi për vendin e tij të goditur nga borxhet. Zyra greke pritet të punësojë rreth 50 inxhinierë që do të drejtojnë qendren e kërkimit dhe zhvillimit dhe ajo do të vendoset në mjediset e qendrës kombëtare për kërkim shkencor Demokritos në Athinë. Megjithatë, fillimisht, ekipi do të jetë fare i vogël, me vetëm 10 anëtarë. Ndërkohë, përveç Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Hollandës, Tesla nuk ka prezencë industriale në vendet e tjera europiane. Ndërsa hapja e zyrës greke do të jetë edhe hera e parë që kompania zgjerohet jashtë europës perëndimore.

Sicred