KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmeti prej 7.2 ballë shkaktoi humbjen e më shumë se 430 persona

Tërmeti prej 7.2 ballë shkaktoi humbjen e më shumë se 430 persona

Mijëra iranianë kaluan natën e dytë në qiell të hapur dhe në temperatura thuajse zero, pas tërmetit të fuqishëm që goditi perëndimin e vendit. Qeveria vendase po përpiqet të dërgojë ndihma në zonat e goditura më rëndë në provincën malore Kermanshah, ku qindra shtëpi janë shkatërruar. Të paktën 413 njerëz humbën jetën dhe rreth 7000 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit që ndodhi në zonën kufitare mes Iranit dhe Irakut. Autoritetet irakiane ndërkohë bënë me dije se 9 persona humbën jetën dhe disa qendra të tjerë u plagosën për shkak të tërmetit që goditi zona me dendësi të ulët popullsie pranë kufirit. Shumë e ndryshme situata në Iran, ku me mijëra fjetën jashtë banesave të tyre pavarësisht të ftohtit. Banesat e shumë prej atyre që fjetën jashtë, ishin të paprekura nga tërmeti, por njerëzit kishin frikë të ktheheshin brenda prej lëkundjeve dytësore. Rreth 70 000 njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe strehë, ndërsa OKB tha se ishte e gatshme të ndihmonte nëse Irani e kërkon këtë. Aktualisht, dhjetëra ekipe të Gjysmëhënës së kuqe po punojnë në zonën e goditur nga tërmeti, ku në pjesën më të madhe mungon uji dhe energjia elektrike, ndërsa raportohet se rrugët e bllokuara po pengojnë ndjeshem këto përpjekje.

Sicred