KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmeti në Meksikë
Tërmeti në Meksikë, arrin në 286 numri i viktimave

Tërmeti në Meksikë

Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të arritur tek të mbijetuarit e mbetur nën rrënojat e një shkolle në qytetin e Meksikos, që u shemb gjatë tërmetit të një dite më parë. Të paktën 21 fëmijë dhe 5 të rritur humbën jetën kur godina u rrënua, ndërkohë që shumë të tjerë janë shpallur të humbur. Shkolla ishte një nga dhjetëra strukturat e goditura rëndë nga tërmeti, që deri më tani i ka marrë jetën 230 personave. Përmes një skaneri termal, vullnetarët e mbrojtjes civile arritën të dallonin të mbijetuar midis pllakave të betonit të shkollës fillore, ku shumë prindër u mblodhën për të pritur lajme për fëmijët e tyre. Ekipet e shpëtimit po përpiqen tashmë të arrijnë tek një vajzë 13-vjeçare e cila ka mundur t’i shpëtojë vdekjes. Presidenti Enrique Pena Nieto ka shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat, teksa operacionet e shpëtimit vijojnë pavarësisht kushteve të vështira të terrenit dhe atmosferike. Më shumë se 500 anëtarë të ushtrisë dhe marinës së bashku me 200 oficerë të policisë dhe vullnetarë po punojnë pranë vendeve më të shkatërruara. Autoritetet meksikane nuk kanë humbur shpresat pasi 52 persona kanë mundur të shpëtohen nga 39 godinat e shembura në qytetin e Meksikos. Tërmeti i një dite më parë ishte i magnitudës 7.1, ndërkohë që vetëm më herët gjatë muajit, Meksika u trondit nga një tjetër tërmet me magnitudë 8.1 ballë, ku të paktën 90 persona humbën jetën. Ndërkohë, shtete nga e gjithë bota kanë ofruar ndihmën e tyre në solidaritet me Meksikën.

Sicred