KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmeti në Meksikë vret 5 persona
Tërmeti, në Meksikë, vret 5 persona

Tërmeti në Meksikë vret 5 persona

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.1 ka goditur brigjet jugore të Meksikës, duke vrarë të paktën 5 persona. Epiqendra ishte rreth 87 km në jug-perëndim të shtetit meksikan të Çiapas dhe me një thellësi 70 km, sipas Agjensisë së Mbikëqyrjes Gjeologjike të Shteteve të Bashkuara. Lëkundjet janë ndjerë deri në qytetin e Meksikos dhe gjithashtu në Guatemala, ku Presidenti i vendi ka konfirmuar një viktimë. Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për tsunami për Meksikën, Guatemalën, El Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaraguan, Panamanë dhe Hondurasin. Ndërkaq, për bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara nuk është lëshuar asnjë paralajmërim i tillë. Një seri tronditjesh me magnitudë nga 4.9 në 5.7 u raportuan pas tërmetit të fuqishëm pranë bregut meksikan. Në kryeqytet është raportuar për ndërprerje të energjisë në disa zona, por nuk ka konfirmime për dëme madhore. Banorët kanë treguar momentet e panikut, teksa janë shprehur se këto ishin tronditjet më të mëdha që ata kanë përjetuar.

Sicred