KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmeti në Meksikë, arrin në 286 numri i viktimave
Tërmeti në Meksikë, arrin në 286 numri i viktimave

Tërmeti në Meksikë, arrin në 286 numri i viktimave

Një tërmet i magnitudës 5.5 i shkallës rihter ka risjellë frikën në Meksikë. Ndërkohë në Meksikë, ekipet e shpëtimit rifilluan sot në mëngjes operacionet e kërkimit në qytetin e goditur nga termeti, “Mexico City”, me shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara. Zyrtarët thonë se ka arritur në 286 vetë numri i të vdekurve nga termeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 që goditi kryeqytetin e Meksikës të martën. Numri pritet të rritet, ndërsa operacionet e kërkimit vazhdojnë. Një zyrtar për Mbrojtjen Civile Kombëtare tha se të paktën 148 njerëz janë konfirmuar të vdekur në “Mexico City”. Ekipet e shpëtimit në pjesën qendrore të Meksikës kanë punuar pa pushim që nga e marta duke kërkuar nën rrënoja për të mbijetuar. Presidenti Enrique Pena Nieto ka deklaruar tre ditë zie kombëtare. Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të meksikanëve ndaj fatkeqësisë, ndërsa theksoi se synimi kryesor është shpëtimi i jetëve dhe kujdesi shëndetësor për të dëmtuarit.

Sicred