KRYEFAQJA » LAJME » Tërmeti në Kuç, ekipet e emergjencave civile në terren
Tërmeti në Kuç, ekipet e emergjencave civile në terren

Tërmeti në Kuç, ekipet e emergjencave civile në terren

Bilanci i tërmetit të 4 janarit me epiqendër në fshatin Kuç, afër Vlorës ka qenë mbi 10 banesa të dëmtuara lehtë si dhe një shtëpi e dëmtuar rëndë. Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra dhe tërmeti është ndjerë edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër. Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, dhe ekipet përkatëse gjenden në terren dhe po bëjnë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara. “Jemi duke parë nga afër situatën pas tërmetit të datës 4 në fshatin Kuç. Së bashku me pushtetin vendor do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në banesa, por edhe shkollën e fshatit. Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë banorëve. Të kalojmë situatën aktuale dhe natyrisht pastaj do të bëjmë vlerësimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara” tha zoti Çako.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com