KRYEFAQJA » LAJME » Tërmeti godet Shqipërinë qëndrore
Veriu i Greqisë tronditet nga tërmeti

Tërmeti godet Shqipërinë qëndrore

Shqipëria qëndrore është tronditur pasditen e së shtunës nga një tërmet i fuqishëm. Ai ka patur magnitudën 5.1 gradë dhe epiqendrën 37 kilometra në verilindje të Tiranës, afër Burrelit, në thellësinë 24 kilometra, sipas IGJUM. Tërmeti është ndjerë i fuqishëm në Dibër, Lezhë, Elbasan dhe Shkodër. Goditja e parë është shënuar më pas edhe nga dy goditje të tjera 3 dhe 2.9 ballë.

Njoftimet e Ministrisë së Mbrojtjes bëjnë të ditur se në zonën Klosit, Matit dhe Bulqizës janë dëmtuar 60 banesa. Bëhet fjalë për plasaritje muresh dhe tavanesh.

Ky është tërmeti i tretë i fuqishëm në harkun kohor të një muaji. Më seriozi ishte ai i datës 4 korrik me magnitudë  5.2 ballë,  18 kilometra në verilindje të Durrësit, në Gjirin e Lalzit. Ai shkaktoi disa dëme të vogla materiale, kryesisht në disa banesa të vjetra. Por gjatë kësaj periudhe vendi është goditur edhe nga 932 minitermete.

Sicred