KRYEFAQJA » LAJME » Tërmet pranë Urës Vajgurore
Tërmet pranë Urës Vajgurore

Tërmet pranë Urës Vajgurore

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u regjistrua pasditen e së premtes me epiqendër 3 kilometra nga Ura Vajgurore, 62 kilometra në juglindje të Tiranës, njoftojnë shërbimet sizmiologjike. Tërmeti është ndjerë në disa qytete të vendit si Berat, Fier e Vlorë. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 2 kilometra. Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale.