KRYEFAQJA » LAJME » Tërmet në Shqipëri
Tërmet në Tiranë

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar rreth orës 11 në Shqipëri. Sipas njoftimeve të IGJEUM tërmeti ka qenë 5.2 ballë,  18 kilometra në verilindje të Durrësit, në Gjirin e Lalzit.  Në Tiranë lëkundja është ndjerë  mjaft e fortë dhe e gjatë. Mes banorëve ka patur momente paniku. Veçanërisht banorët e ndërtesave të larta janë larguar nga banesat e tyre dhe kanë dalë në ambiente të hapura. Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe durim, deri sipas tyre për sqarimin e situatës.