KRYEFAQJA » LAJME » Tërmet në rajonin e Ohrit dhe Prespës
Tërmet në rajonin e Ohrit dhe Prespës

Tërmet në rajonin e Ohrit dhe Prespës

Një seri tërmetesh janë regjistruar pas mesnatës në rajonin e Ohrit dhe Prespës, nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup. Epiqendra e tërmeteve ka qenë 85 kilometra në jugperëndim të Shkupit dhe rrjedhin nga rajoni epiqendror Debarcë. Nga Observatori Sizmologjik informojnë se dy nga këto tërmete, ai i orës 00:50 dhe ai i orës 00:59 kanë qenë me magnitudë 3,0 ballë Rihter dhe janë ndjerë nga popullata në fshatrat e Malit të Pllakenit me intensitet 4,0 ballë Shkallës Europiane Makrosizmike. Në Ohër, Strugë dhe Kërçovë janë ndjerë me intensitet prej 3,0 ballësh sipas së njëjtës shkallë.

Sicred