KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmet në Osaka, 3 të vdekur qindra të plagosur

Tërmet në Osaka, 3 të vdekur qindra të plagosur

Të paktën tre veta persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën nga një tërmet i fuqishëm që goditi Japoninë Perëndimore. Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti me fuqi prej 6.1 ballesh goditi veriun e qytetit Osaka, qyteti i dytë më i madh në vend, rreth orës 8 të mëngjesit sipas kohës lokale. Shërbimet e trenave u ndërprenë pas raportimeve për dëmtime në disa stacione. Tërmeti shembi mure, ndërpreu furnizimet me ujë dhe shkaktoi zjarre nëpër ndërtesa. Mediet japoneze thanë se një 9 vjeçare dhe një grua 80 vjeçe humbën jetën nën gërmadhat e mureve. Një burrë 84 vjeçar u zu nën një dollap librash në shtëpinë e tij. Nuk pati paralajmërim për cunami pas tërmetit të së hënës, i cili goditi shtatë vjet pas një tërmeti masiv me fuqi prej 9.0 shkallësh dhe një cunami që la pas vetes mbi 1800 të vdekur dhe shkatërroi uzinën bërthamore të Fukushima në Japoninë veriperëndimore. Kryeministri japonez, Shinzo Abe, tha se autoritetet po vlerësojnë dëmet dhe përparësi kryesore është siguria e banorëve. Prefektura e Osakës, ka një popullsi prej 8.8 milionë banorësh.

Sicred