KRYEFAQJA » LAJME » Termet në ishullin e Lesbos/raportohet një viktimë

Termet në ishullin e Lesbos/raportohet një viktimë

Në Greqi është raportuar viktima e parë nga tërmeti 6.3 ballë që goditi të hënën pasdite ishullin e Lesbos. Një grua 45 vjeçe është nxjerrë e vdekur nga rrënojat e shtëpisë së saj në fshatin Vrisas. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të komunikojnë me një grua tjetër që gjithashtu ndodhet nën rrënoja. Sipas sizmologëve, epiqendra e tërmetit ishte në hapësirën detare rreth ishullit të Lesbos, në det, në thellësi 10 kilometra. Tërmeti u ndje deri në Athinë, por edhe në qytetin turk Izmir, që ka një distancë jo shumë të largët nga ishulli.

Sicred