KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmet 6.4 ballë në Taiwan, shembet hoteli

Tërmet 6.4 ballë në Taiwan, shembet hoteli

Tajvani u godit nga një tërmet i fortë mbrëmjen e djeshme. Tërmeti i fuqishëm ishte me magnitudë 6.4 ballë. Fuqia e tërmetit ka dëmtuar shumë ndërtesa, ka çarë rrugët dhe një hotel me shumë kate e ka shembur. Dhjetra persona mendohet se kanë mbetur në katet e para të hotelit, ndërsa autoritet raportojnë për 2 persona të vdekur. Mbi 180 perosna të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mediat raportojnë se janë rreth 30 persona që kanë mbetur në rrënojat e hotelit të shembur. Videot e publikuara nga banorët e qytetit Hualien shfaqin dëmet serioze që ka shkaktuar tërmeti. Epiqendra e tërmetit ishte pranë qyteti Hualien, shumë pak kilometra nën sipërfaqen e tokës, diçka që e bëri kaq shkatërrimtar. Tërmeti i fuqishëm u pasua nga disa lëkundje dytësorë të fuqishme që i tmerruan edhe më shumë banorët e qytetit.

Sicred