KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërmenti në Meksikë, rritet numri i viktimave

Tërmenti në Meksikë, rritet numri i viktimave

Të paktën 90 persona kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 8.1 ballë të shkallës Rihter që goditi Meksikën të enjten e shkuar. Një zëdhënës i qeverisë bëri të ditur se vetëm në shtetin jugperëndimor të Oaksaka-s, humbën jetën 71 persona. Të frikësuar nga lëkundjet sizmike, qindra familje janë strehuar në tenda të ngritura në rrugë, ndërkohë që 721 lëkuindje të tilla janë regjistruar që nga goditja fillestare.  Tërmeti i së enjtes ishte më i fuqishmi që ka goditur Meksiken në harkun kohor të një shekulli. Të premten, bregu lindor i vendit u godit edhe nga stuhia tropikale Katia, ku dy persona humbën jetën për shkak të përmbytjeve.

Sicred