KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tërhiqet urdhër-arresti për Puixhdemont
Spanjë, gjykata tërheq urdhërarrestin për Puixhdemon

Tërhiqet urdhër-arresti për Puixhdemont

Është tërhequr urdhër-arresti ndërkombëtar nxjerrë nga një gjykatës spanjoll në lidhje me ish presidentin Karlos Puixhdemon dhe katër ish ministra të qeverisë së Katalonjës. Ata u larguan për në Belgjikë një muaj pasi deklaruan pavarësinë e krahinës në një referendum i cili u konsiderua si i paligjshëm nga Spanja. Por pavarësisht tërheqjes së urdhër-arrestit, gjykatësi i lartë Pablo Llarena bëri të ditur se ndaj Puixhdemon dhe katër ish ministrave qëndronin akoma akuzat e rebelimit dhe shkaktimit të trazirave. Rebelimi konsiderohet si një nga krimet më të rënda në spanjë, dhe për të mund të dënohesh deri në 30 vjet burg. Gjykatësi i Lartë njoftoi vendimin përkatës këtë të martë, duke cituar gadishmërinë e Presidentit katalanas për t’u kthyer në Spanjë para zhvillimit të zgjedhjeve të reja që do të mbahen në datën 21 dhjetor në krahinë. Vendimi erdhi vetëm një ditë pasi gjykatësi Llarena urdhëroi që katër liderë separatistë, përfshi edhe ish zvëvendës presidentin e Katalonjës, të vijonin të vuanin masën e arrestit me burg. Ndërkohë gjashtë ish- anëtarë të tjerë të qeverisë katalanase u liruan po dje kundrejt një pagese prej 100 mijë eurosh, secili.

Sicred