KRYEFAQJA » LAJME » Tërhiqet qeveria, Nikolla: Nuk do të ketë tarifë për provimet e mbartura!
Tërhiqet qeveria, Nikolla : Nuk do të ketë tarifë për provimet e mbartura!

Tërhiqet qeveria, Nikolla: Nuk do të ketë tarifë për provimet e mbartura!

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi në një dalje publike para pak minutash se nuk do të ketë tarifë për provimet e mbartura, duke plotësuar kështu kërkesën kryesore të studentëve protestues. “Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentore që e miratoj me të dyja duart” tha ministrja. Sipas saj për kërkesat 2,3 dhe 4 të ngrihet një grup pune me përfaqësues nga Këshillat Studentorë, ministria dhe Universitet. “Jam dakord dhe besoj që kjo është rruga e duhur që ne përmirësojmë shumëçka, por mbi të gjitha të ndërtojmë një dialog të shëndetshëm me të vërteta, ku bordet e administrimit, senatet dhe çdo aktor tjetër në jetën e universitetit, po ashtu ministria ti bëjë transparente dhe të debatojë me studentët për gjithcka që merret vendim për jetën universitare” tha zonja Nikolla. Ministrja pranoi se “Kjo protestë e studentëve tregoi sa pak informacion dhe sa pak komunikim kishte tek studentët”. Ndërsa ministrja fliste studentë artikulonin edhe kërkesën për arsim publik falas.

Tërheqja e Ministrisë së Arsimit vjen ndërsa një ditë më parë kryeministri Edi Rama kishte komunikuar ashpër nëpërmjet rrjeteve sociale duke deklaruar se  nuk ishte dakord që taksapaguesit të paguan shpenzimet e universitetit për studentët ngelës. Kjo deklaratë i kishte irrituar shumë studentët, por edhe ishte përkrahur nga një pjesë e publikut.

Sicred