KRYEFAQJA » LAJME » Teresa, roboti-avatar që të afron me të tjerët
Teresa, roboti-avatar që të afron me të tjerët

Teresa, roboti-avatar që të afron me të tjerët

Një robot-avatar bën afrimin ndërmjet personave që janë larg. Quhet Teresa dhe është sistemi i ri i telepranisë që po lind në Europë: është i pajisur me video, audio, mikrofon dhe telekamer që mund të lërë shenjën në të ardhmen e telekonferencave, por edhe të telendihmës për të moshuarit ose nëpër festa më të ftuar virtualë.

Teresa është një projekt kërkimor trevjeçar i financuar nga Bashkimi Europian dhë i zhvilluar nga qendra kërkimore të katër vendeve europiane. Sistemi është i përbërë nga një robot i lartë si një njeri në këmbë, ka sfera rotulluese në vend të këmbëve, ka një video që lejon bisedën pamore, altoparlantë dhe mikrofonë, dhe është i lidhur me internet. Mund të kontrollohet nëpërmjet një kompjuteri.

Sistemet e telepranisë lejojnë një mori mundësishë për aplikacione më shumë sesa sistemet e zakonshme te telekonferencave si Skype. Një person nëpërmjet robotit-avatar të tij mund të marrë pjesë në një takim pune me një apo më shumë kolegë që ndodhen në një qytet tjetër dhe mundet të lëvizë dhe të zhvendoset, ose mund të marrë pjesë në një koktej, ose në një festë me shokët. Jo vetëm, kjo lloj teknologjie mund të përdoret edhe në sektorët e shërbimeve sociale dhe sanitare: mësuesit mund të ndjekin nxënësit që janë në shtëpi apo të shtruar në spital, mjekët mund të japin ndihmë për të sëmurët, dhe ndihmës që mund t’i bëjnë shoqëri personave të moshuar dhe të kujdesen për gjendjen e tyre shëndetësore.

Sicred