KRYEFAQJA » LAJME » Tepelenë, shuhen vatrat e zjarrit në afërsi të qytetit
Tepelenë, shuhen vatrat e zjarrit në afërsi të qytetit

Tepelenë, shuhen vatrat e zjarrit në afërsi të qytetit

Të paktën 3 hektarë pyje dhe shkurre janë shkrumbuar në afërsi të lagjes “15 Shtatori” në Tepelenë, pas një zjarri masiv që shpërtheu pasditen e së dielës. Forcat zjarrfikëse, ushtria  dhe banorë të zonës u angazhuan për të shuar zjarrin. Sipas dëshmitarëve situata ka qene mjaft alarmante, pasi flakët rrezikuan disa shtëpi private, spitalin e qytetit madje edhe depon e ujit. Në orët e para të mëngjesit ka mbërritur një helikopter nga Tirana, ndërhyrja e të cilit ka normalizuar situatën dhe ka çuar në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit. Shkaqet e zjarrit ende mbeten të paqarta, por mendohet se ato kanë ardhur nga temperaturat e larta. Ekipet e Emergjencave Civile, forcat e zjarrëfikseve dhe ato ushtarake vazhdojnë të kontrollojnë situatën.

Sicred