KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Tepelenë, shtohen investimet turistike

Tepelenë, shtohen investimet turistike

Përgjatë sezonit turistik të verës zona e Tepelenës ka mirëpritur vizitorë vendas dhe të huaj. Krahas vlerave historike të qytetit si kalaja e gurtë e Ali Pashë Tepelenës, turistët kanë vizituar edhe pejsazhet natyrore të Kurveleshit, objektet e trashëgimisë kulturore, etj.

Ndërsa e cilëson të suksesshëm sezonin turistik të verës, kryebashkiaku Tërmet Peçi shprehet se në bashkëpunim me qeverinë dhe donator të tjerë ka nisur zbatimi i disa projekteve për përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e turizmit. “Do të ndërhymë brenda në kala, pa cënuar banorët dhe shtëpitë. Do të zhbllokojmë hapsirat publike dhe do të rikonceptojmë rrugët e brendshme të kalasë, në kalldrëm, ndriçim dhe sinjalistikë, rreth dhe brenda kalasë” thotë Tërmet Peçi, kryetar i Bashkisë Tepelenë. Ai shton se janë duke ideuar dhe vënë në zbatim edhe Muzeun e Ali Pashë Tepelenës brenda kalasë.

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në Tepelenë do të sillte shfrytëzimin e resurseve të kësaj zone  duke zgjeruar edhe hartën e vizitueshmërisë së grupeve turistike në Jug të Shqipërisë.

Sicred