KRYEFAQJA » LAJME » Tepelenë, ndalohen babë e bir, ju sekuestrohen 655 kg kanabis
Tepelenë, ndalohen babë e bir, ju sekuestrohen 655 kg kanabis

Tepelenë, ndalohen babë e bir, ju sekuestrohen 655 kg kanabis

Strukturat e policisë së shtetit ne Qarkun e Gjirokastrës vazhdojnë goditjen e rasteve të kultivimit dhe trafikimit të lëndevë narkotike. Gjatë një aksioni antidrogë të zhvilluar në rrethin e Tepelenës efektivat blu sekuestruan rreth 655 kg kanabis si dhe ndaluan dy shtetas dhe shpallën në kërkim një tjetër. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë Vendore të Policisë, aksioni i cili u zhvillua nga policia e Gjirokastrës u përqëndrua në zonën e Dukajt, Tepelenë. Prej ditësh policia dispononte informacione të marra në rrugë operative, se në këtë zonë ishte fshehur një sasi e konsiderueshme kanabisi. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Delo Kordha, policia zbuloi të fshehur në të rreth 655 kg kanabis. Gjatë veprimeve ligjore policia ndaloi shtetasit Delo Kordha dhe Zeman Kordha, babë e bir, si dhe shpalli në kërkim një shtetas tjeter. Sasia e drogës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Dyshohet se ngarkesa me do të trafikohej në Greqi.

Sicred