KRYEFAQJA » LAJME » Tentojnë t’i prishin shtëpinë, kërcënon me vetëflijim
Tentojnë t'i prishin shtëpinë, kërcënon me vetëflijim

Tentojnë t’i prishin shtëpinë, kërcënon me vetëflijim

Një person  ka kërcënuar se do të hidhej nga çatia e shtëpisë së tij pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, për të penguar fadromën e Inspektoriatit Ndërtimor ta prishte atë. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të nxjerrë pjestarët e tjerë nga banesa dhe për të bindur Klajdi Petin të zbriste nga çatia.
Familja Peti thotë se ka ndërtuar në tokën e vet që në vitin 1990. Prej vitit 2005 ka aplikuar për të legalizuar ndërtimin, por kërkesa është refuzuar vetëm në vitin 2018, me argumentin se banesa ndodhet në një zonë të mbrojtur. Bashkia e Tiranes u ka ofruar pjestarëve të kësaj familjeje të aplikojnë për bonusin e qerasë, gjë që është refuzuar. Familja Peti thotë se i është drejtuar gjykates administrative për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje.

Sicred