KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tensioni tregëtar, bisedime mes SHBA dhe Kinës

Tensioni tregëtar, bisedime mes SHBA dhe Kinës

Një delegacion me zyrtarë amerikanë për tregtinë do të vizitojnë Kinën. Bisedimet që do të zhvillohen të premten dhe të shtunën synojnë të ulin tensionet tregtare mes dy ekonomive më të forta në botë. Delegacioni, i drejtuar nga sekretari amerikan i Thesarit,  Stiven Mjuçen pritet të takohet me zëvendëskryeministrin, Liu He që është këshilltari kryesor ekonomik i Xi Jinping, sipas agjencisë shtetërore kineze Hsinhua.
Përveç Mnuchin, pjesë e këtij delegacioni është edhe sekretari i Tregtisë, Uilbur Ross , përfaqësuesi Amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer, Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar, Larry Kudloë dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për tregtinë, Peter Navarro.
Tensionet tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit u rritën javët e fundit, pasi SHBA-ja kërcënoi me tarifa ndëshkuese deri në 150 miliardë dollarë importet kineze dhe Pekini deklaroi një përgjigje me tarifa që arrijnë deri në 50 miliardë dollarë mbi importet amerikane.

Sicred