KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tensionet Rusi – SHBA rreth sulmit te paralajmëruar raketor në Siri
Tensionet Rusi - SHBA rreth sulmit te paralajmëruar rraketor në Siri

Tensionet Rusi – SHBA rreth sulmit te paralajmëruar raketor në Siri

Duke komentuar paralajmërimin e presidentit amerikan Donald Tramp për një sulm raketor në Siri, Ministria e jashtme ruse u shpreh këtë të mërkurë se raketat e zgjuara të SHBA-ve duhet t’u drejtohen terroristëve dhe jo qeverisë siriane. – Raketat e zgjuara duhet të fluturojnë drejt terroristëve dhe jo drejt qeverisë së ligjshme e cila prej disa vitesh ka luftuar terrorizmin ndërkombëtar në territorin e saj, – theksoi zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova. Presidenti amerikan paralajmëroi sot se sulmi i dyshuar kimik në Duma të Sirisë do të merrte shumë shpejt një përgjigje. – “Rusia zotohet se do të qëllojë dhe rrëzojë të gjithë raketat që do të lëshohen ndaj Sirisë. Bëhu gati, Rusi, sepse këto raketa do të vijnë, të këndshme, të reja dhe të zgjuara! Nuk duhet të jeni partner me një Kafshë që vret me gaz vdekjeprurës njerëzit e tij dhe që e shijon një gjë të tillë.”, – u shpreh presdienti amerikan këtë të mërkurë. Mesazhi i Tramp erdhi një ditë pasi Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të hartuar nga SHBA-të në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila parashikonte ngritjen e një paneli për të identifikuar përgjegjësit e sulmit të ndërmarrë në Duma të Sirisë. Ndërsa Rusia është shprehur se specialistët e saj ushtarakë nuk kanë gjetur ndonjë provë për sulm kimik, duke sugjeruar se rebelët e kanë sajuar një gjë të tillë për t’ia lënë fajin Damaskut. Të shtunën që lamë pas, aktivistë të opozitës sirane, punonjës të shpëtimit dhe mjekë thanë se qyteti Duma në krahinën e Gutës lindore që kontrollohet nga rebelët ishte sulmuar nga forcat qeveritare me bomba të mbushura me lëndë toksike. Shoqtat Mjekësore Sirano-Amerikane bëri të ditur se më shumë se 500 persona kishin patur simptoma që tregonin ekspozimin ndaj një agjenti kimik, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetit kërkoi sot t’i jepej akses në zonë për të verifikuar raportet e dhëna nga partnerët e saj në terren.

Sicred