KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tensionet në lindjen e mesme, protesta “Marshi i Madh i Kthimit”
Tensionet në lindjen e mesme, protesta "Marshi i Madh i Kthimit"

Tensionet në lindjen e mesme, protesta “Marshi i Madh i Kthimit”

Të paktën shtatë palestinezë u vranë dhe 350 të tjerë u plagosën këtë të premte nga forcat izraelite, gjatë përplasjeve të përgjakshme përgjatë kufirit me Izraelin. Dhjetra mijëra persona morën sot pjesë në protestën e organizuara përgjatë kufirit me Izraelin, për të cilën Hamas ishte shprehur se do të ishte paqësore. Sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, grupe protestuesish iu afruan kufirit izraelit, në përpjekje për të kaluar gardhin, çka çoi që trupat izraelitet të qëllonin me armë. Ushtria izraelite raportoi rebelin në gjashtë pika të kufirit dhe tha se po qëllonte ndaj shkelësve kryesorë. Palestinezët kanë ngritur pesë kampe me tenda pranë kufirit për protestën e quajtur Marshi i Madh i Kthimit, dhe përmes së cilës synohej të kërkohej kthimi i refugjatëve palestinezë në shtëpitë e tyre që tani ndodhen në izrael. Marshi i Madh i Kthimit do të zgjasë gjashtë javë dhe fillonte pikërisht këtë 30 mars përr të përkujtuar vrasjen e protestuesve nga forcat e sigurisë së Izraelit gjatë demonstratave të zhvilluara në vitin 1976 kundër konfiskimit të tokës. Ajo është planifikuar të përfundojë në datën 15 maj, datë të cilën palestinezët e quajnë dita e katastrofës dhe e cila shënon zhvendosjen e qindra mijërave palestinezëve gjatë konfliktit që mbizotëroi krijimin e Izraelit në vitin 1948.

Sicred