KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tensionet Kore – SHBA, Merkel: “Kundërshtoj përdorimin e dhunës”

Tensionet Kore – SHBA, Merkel: “Kundërshtoj përdorimin e dhunës”

Përshkallëzimin e retorikës mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, e ka dënuar për herë të parë publikisht Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndersa  tha se qeveria gjermane i qëndron mendimit se konflikti nuk do të mund të zgjidhej përmes metodave ushtarake. “Gjermania do të marrë pjesë intensivisht në opsionet për zgjidhje, të cilat nuk do të jenë ushtarake, por konsideroj se përshkallëzimi verbal do të ishte përgjigjja e gabuar”, tha Merkel në Berlin. Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ritheksoi se Rusia beson që zotërimi i armëve bërthamore nga ana e Penianit ishte “i papranueshëm”. Ai paralajmëroi gjithashtu se rreziku që konflikti të shpërthejë është “tejet i lartë”, për shkak të luftës së fjalëve mes Uashingtonit dhe Penianit. “Besoj se rreziku është tejet i lartë, veçanërisht nëse merr në konsideratë retorikën, apo momentin kur kërcënimet e drejtpërdrejta për përdorim force shprehen publikisht”, tha ai, duke folur në një forum të rinjsh për studentët rusë, në transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror. Lavrov nxiti gjithashtu SHBA-të dhe Korenë e Veriut që të bien dakord me planin e përbashkët ruso-kinez për të ulur tensionet. Sipas planit, Koreja e Veriut ndërpret testet raketore, ndërsa SHBA-të dhe Koreja e Jugut vendosin një moratorium të stërvitjeve të shkallës së gjerë ushtarake mes tyre. Më herët gjatë javës, Peniani lajmëroi planet për të lëshuar raketa pranë territorit amerikan të Guamit, si kundërpërgjigje e kërcënimeve për sulm nga presidenti Trump.

Sicred